KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla Pano në #Përballë
Nikolla Pano në #Përballë

Nikolla Pano në #Përballë

Nikolla Pano, i lindur dhe rritur në një familje shqiptare në SHBA është një historian që flet jo vetëm për të shkuarën, por edhe për sfidat e tashme dhe të ardhme të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Historiani i njohur e ka një përgjigje për pyetjen: cili është problemi më i madh që ka sot vendi, sipas tij është trashëgimia e hidhur dhe mungesa e fatit historik- një vend që ka arritur me vonesë dhe vështirësi atë çfarë kombe të tjera e kanë arritur me kohë. “Shqipërisë, thotë ai, i duhet gjithmonë të kapë kohën e humbur”. Për Profesor Panon, fakti që më shumë se gjysma e popullit shqiptar u la jashtë kufijve të shtetit të krijuar më 1913, është një nga “tragjeditë më të mëdha të historisë tonë”. Sot, shqiptarët në rajon, thotë profesor Pano, duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin në fushën kulturore, ekonomike dhe politike, por nuk duhet të nguten drejt bashkimit. Për idenë e “korrigjimin e kufijve” – historiani i njohur shqiptar thotë se është një mundësi që duhet parë, por duhet treguar shumë kujdes për të marrë në konsideratë interesat e popullsisë shqiptare dhe për të mos hapur kutinë e Pandorës në rajon. I rritur nën ndikimin e shqiptarëve të mëdhenj si Fan Noli dhe Faik Konica, profesor Pano flet për rolin e madh dhe të pazëvëndësueshëm të lobit shqiptar shqiptar në Amerikë gjatë shekullit të kaluar, por edhe për kontributin tanishëm. Institucionet si Vatra, Dielli, Kisha Ortodokse shqiptare, farkëtuan patriotizimin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Kur Shqipëria dhe shqiptarët ishin në rrezik, ishte kontributi i një galaksie të njohur shqiptarësh që bënë të mundur që presidentët amerikanë, disa herë gjatë një shekulli, (që nga Presidenti Uillson e deri tek Presidentët Klinton e Bush) të bënin ndërhyrje vendimtare në çaste kritike për Shqipërinë dhe Kosovën. Duke folur për sfidat e sotme të Tiranës, Nikolla Pano thotë se duhet luftuar pabarazia sociale, bjerrja e shtresës së mesme dhe i duhet dhënë fund situatës kaotike në drejtësi. Shqipëria duhet bërë thotë ai- një vend i drejtë ku njerëzit nuk duhet të vlerësohen nga fakti se kë njohin, por nga ajo çfarë dinë. Profesor Pano që ka vizituar shpesh Shqipërinë gjatë 45 viteve të fundit i njeh personalisht drejtuesit e tranzicionit të gjatë shqiptar- ata, thotë ai- jo gjithmonë kanë vepruar në interesin më të mirë të Shqipërisë. #Përballë me Nikolla Pano, ora 21.00, në RTSH 1. 

Sicred