KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla në interpelancë: Universitet publike në kaos për shkak të zhvillimeve të brendshme
Nikolla në interpelancë: Universitet publike në kaos për shkak të zhvillimeve të brendshme

Nikolla në interpelancë: Universitet publike në kaos për shkak të zhvillimeve të brendshme

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla hodhi poshtë deklaratat e opozitës se universitetet publike janë në kaos për shkak të ligjit të arsimit të lartë. Duke folur në interpelancën e së enjtes të kërkuar nga deputetë të LSI, zonja Nikolla tha se shkak janë problemet e brendshme.”Ju them me bindje se asnjë universitet publik sot nuk është në kaos, prej ligjit të ri të arsimit të lartë. Problemet që has sot janë të brendshme që do të zgjidhen shumë shpejt me përfshirjen e të gjithë aktorëve në jetën e atij universitet dhe marrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur” tha ministrja e arsimit.
Zonja Nikolla tha se “Zbatimi i ligjit të ri ka sjellë sfida për të gjithë aktorët duke përfshirë dhe vetë ministrinë e Arsimit, askush nuk nund të thotë që zbatimi i një reforme të rëndësishme dhe kaq tërësore nuk do të ishte sfiduese për të gjithë aktorët, sepse kërkon ndryshimin e mentalitetit të të gjithë autoriteteve drejtuese, dhe të vetë ministrit të Arsimit që ka më pak kompetenca kundrejt institucioneve të arsimit të lartë”. Ministrja bëri të ditur se është hartuar e miratuar strategjia për kërkimin shkencor dhe po përfundohet strategjia e re për arsimin e lartë.

Sicred