KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: Kërkohet niveli i lartë i përgatitjes së mësuesve

Nikolla: Kërkohet niveli i lartë i përgatitjes së mësuesve

Vendi ynë reflekton nevojën për një nivel më të lartë të përgatitjes së mësuesve, dhe gjithashtu për zbatimin me përpikmëri të reformes kurrikulare në fushën e vlerësimit të studentëve, si dhe plotësimit të nevojave të nxënësve nga shtresat në nevojë. Këtë e sygjeron raporti i Analizës së Politikës në arsim i kryer nga një ekip i UNESKO-s dhe UNICEF. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sqaroi se po punohet për një model fillestar të formimit të mësuesve. “Në zbatim të ligjit të ri të arsimit të lartë ne po bashkëpunojmë më fakultetet e edukimit jo vetëm për të përmirësuar në ktë vizion të ri standartet dhe kurrikulat e përgatitjes së mësuesve por edhe për të përafruar ato në masën 80%” tha ministrja Nikolla. Kjo analizë e politikës së arsimit kërkon nëpërmjet fakteve zhvillimin e këtij sektori, duke u bazuar në përvojen ndërkombëtare. “Sot pranohet nga të gjithë, pa asnjë mëdyshje se modeli tradicional që i konsideron disiplinat tradicionale si qëllim të nxënjes, nuk është më i përshtatshëm. Ndaj zhvëndosja nga shkolla që të aftëson të njohësh drejt shkollës që të përgatit të veprosh siç duhet kërkon ndërtimin dhe përdorimin nga nxënësit të njohurive të reja dhe kompetencave për jetën dhe punën çdo nivel të sistemit arsimor. Kjo përbën sfidën kyçe të reformës kurrikulare” shtoi më tej Nikolla. Raporti gjithashtu sygjeron marrjen e masave dhe ndërhyrjeve për të rritur statusin e profesionit të mësimdhënies dhe për të tërhequr aplikantët me cilësi më të lartë në universitetet.

Sicred