KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nigeria u ndalon seksin lojtarëve në botërorin Rusi 2018

Nigeria u ndalon seksin lojtarëve në botërorin Rusi 2018

Përfaqësuesja e Nigerisë ua ndalon futbollistëve seksin në Rusi. Trajneri i përfaqësueses së vendit afrikan i ka njohur lojtarët e tij me rregullat për Botërorin e Rusi, sidomos me pjesën që nuk ka më seks dhe me ruset në asnjë mënyrë. Përjashtim bëhet vetëm për kapitenin.
Përkundër praktikës që shpesh e mohon atë, një besim i fortë se ushtrimi i seksit prek përgatitjen fizike dhe përqendrimin e futbollistëve në turnetë e mëdhenj do të jetë pjesë e rendit të përditshëm të ekipeve përfaqësuese edhe në Rusi. “Gratë mund të vizitojnë lojtarët, të gjithë do të kenë dhomën e tyre dhe ata mund të vijnë për t’i vizituar ato vetëm në ditët kur nuk jemi duke u përgatitur për ndeshjet dhe kur nuk kemi ndeshje, – tha Gernot Ror. -Por unë nuk do t’i lejoj djemtë të sjellin vajzat ruse. Kapiteni Mikel mund ta sjellë gruan e tij ruse.”
Ish-mesfushori i Çellsit, Xhon Obi Mikel është i martuar me rusen Olga Djajanka, të cilën e takoi në 2013 në Londër, ku prindërit e saj ishin fqinjë të futbollistit të përfaqësueses nigeriane.
Në fakt, çështja e marrëdhënieve seksuale është një çështje që diskutohet gjithmonë para Botërorit, me trajnerë të ndryshëm që adoptojnë këndvështrime të ndryshme, por kjo e trajnerit të Nigerisë spikat për faktin e institucionalizimit të rregullave.

Sicred