KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Ngrin” Ronaldo, statuja e tij prej akulli vendoset në Rusi

“Ngrin” Ronaldo, statuja e tij prej akulli vendoset në Rusi

Jo vetëm jeta dhe karriera si futbollist por edhe statujat e tij po ngjallin polemika në rrjetet sociale. Së fundmi një statujë prej akulli e Kristiano Ronaldo është paraqitur në festivalin vjetor që bëhet në parkun Poklonnaya Podeby me rastin e Kupës së Botës të Rusisë. Disa vende që marrin pjesë në Kupën e Botës, sië është edhe Portugalia, kanë një tendë të tyren midis 40 statujave prej akulli që janë ngritur me rastin e aktivitetit më të madh futbollistik botëror. Midis tyre është edhe statuja e sulmuesit të Realit të Madridit. Por shumë thonë se rezultati nuk është mjaft realist. Statuja e yllit portugez, kombëtarja e të cilit ndodhet në grupin B me Spanja, Irani dhe Maroku, fituesi i pesë Topave të Artë nuk ka bindur përsa i përket realizimit. Kjo nuk është hera e parë që skulptura e Ronaldos ngjall polemika. Marsin e kaluar një bust prej bronzi skalitur nga artisti Cristiano Emanuel Santos u paraqit në Madeira Airport dhe ngjalli një valë kritikash në rrjetet sociale. Së fundi, nëntorin e kaluar, ajo u zëvendësua nga një tjetër që kishte pamjen e një atleti. Një tjetër statujë e Ronaldos që u bë subjekt i talljes dhe kritikës ishte ajo e paraqitur në vitin 2014 në qytetin e tij të lindjes. Skulptura prej bronzi që nderon lojtarin portugez është 3.40 m dhe peshon 800 kg. Pasi qëndroi disa kohë në rrugët e Madeiras, ajo u transferua në muze.

Sicred