KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ngrin Niagara

Ngrin Niagara

Pjesë të ujëvarës së Niagarës kanë ngrirë, duke i dhënë asaj një pamje si në përralla. Niagara ka nisur të duket sikur ndodhet në Antarktidë. Moti i acartë që ka përfshirë pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjellë reshje rekord bore ditët e fundit. I ftohti pritet të vazhdojë edhe më tej, teksa vijon fundjava e Vitit të Ri. Uji që hidhet në ajër kthehet menjëherë në dëborë. Turistët po shohin katarektet e Niagarës si kurrë më parë sepse temperatuar e ulta kane krijura shtresa akulli rreth tyre. Një ylber fantastik plotëson skenën piktoreske në Ontario.

Sicred