KRYEFAQJA » LAJME » Ngrihet qeveria e gjyqtarëve

Ngrihet qeveria e gjyqtarëve

Trupa e gjyqtarëve të Shqipërisë ka zgjedhur sot anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ata janë Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi, Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Ilir Toska dhe Medi Bici. Në prag të zgjedhjes Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se gjyqtarëve shqiptarë iu takon të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë edhe gjyqtarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor. Një ditë më parë trupa e prokurorëve shqiptarë zgjodhi Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo është hera e parë që njerëzit e drejtësisë në Shqipëri nuk i zgjedh politika.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com