KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarjet në “Rrugën e Kombit”, presidenti Meta bën thirrje për qetësi
Ngjarjet në "Rrugën e Kombit", presidenti Meta bën thirrje për qetësi

Ngjarjet në “Rrugën e Kombit”, presidenti Meta bën thirrje për qetësi

Ngjarjet e sotme në “Rrugën e Kombit” janë ndjekur edhe nga presidenti Ilir Meta. Sipas një deklarata të zyrës së tij të shtypit zoti Meta ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në “Rrugën e Kombit” dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. “Presidenti bën thirrje për evitimin e dhunës, për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim, me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje” kërkon presidenti Meta.