KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarjet në “Rrugën e Kombit” policia ndalon 23 persona
Protesta në "Rrugën e Kombit", 11 protestues qëndrojnë në burg

Ngjarjet në “Rrugën e Kombit” policia ndalon 23 persona

Policia e Kukësit ka publikuar emrat e 23 personave të arrestuar pas trazirave të dhunshme në “Rrugën e Kombit”, pranë Tunelit te Kalimashit një ditë më parë, ku u shkatërruan kabinat e pagesës të automjeteve. Ata janë nga 21 deri 60 vjeç, banorë të Kukësit dhe fshatrave përreth. Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Sipas policisë se pritet të zbatohen edhe 13 urdhër-arreste.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vebdosur se ata që kishin shkatërruar pronën do të jepnin llogari, por opozita paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohej nëse arrestimet vazhdonin.

Sicred