KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarjet në Bularat, policia shoqëron 12 persona të ardhur nga Greqia
Athina zyrtare: Shqipëria të qëndrojë larg nga deklarata dhe akte që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona

Ngjarjet në Bularat, policia shoqëron 12 persona të ardhur nga Greqia

Policia shqiptare ka shoqëruar 12 qytetarë grekë që kishin mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e Konstandinos Kaçifas i cili u eleminua afro dy javë më parë nga policia shqiptare pasi më parë kishte shtënë ndaj saj në fshatin Bularat. Ata po pyeten lidhur me ngjarjen e sotme në këtë fshat kur pas varrimit janë hedhur parrulla antishqiptare dhe është bllokuar rruga nacionale. Sipas burimeve nga policia disa prej të shoqëruarve nuk rezultojnë të kenë hyrë në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Policia po tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit.

Sicred