KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarjet e Kukësit, Shoqëria Civile letër ambasadave

Ngjarjet e Kukësit, Shoqëria Civile letër ambasadave

Shoqëria civile e Kukësit i ka derguar një letër të hapur Ambasadës Amerikanë në Tiranë si dhe ambasadave të vendeve të BE në të cilën kërkojnë ndikimin e tyre për qetësimin e situates së krijuar në Kukës pas protestave kundër taksës në Rrugën e Kombit. Në letër thuhet se ndërhyrjen diplomatike e shohin si shpresën e vetme për të kthyer vëmendjen e qeverisë tek qytetarët.

Shoqëria civile në Kukës, i qëndron mendimit se protesta erdhi për shkak të papërgjegjshmërisë politike.

Deri tani i vetmi reagim i diplomatëve të huaj në Shqipëri në lidhje me protestën është ai i një dite më parë të ambasadorit britanik në vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter, Duncan Norman shprehet se dhuna nuk është përgjigje në të tilla raste.

“Të trishtuar nga plagët e shkaktuara në incidentin e djeshëm në autostradën e Kukësit. Dhuna nuk është përgjigjja” tha ai.

Sicred