KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ngjarja në Xheksonvill, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur

Ngjarja në Xheksonvill, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur

Një pjesëmarrës në një turne lojërash elektronike në Xheksonvill të Floridas ka qëlluar për vdekje dy persona dhe ka plagosur 11 të tjerë para se të vriste veten. Autoritetet bënë të ditur se agresori quhej David Katz, 24 vjec, ndërkohë që për ngjarjen nuk po kërkohet ndonjë i dyshuar tjetër.  Disa raportime akoma të pakonfirmuara bënë të ditur se Katz ishte nevrikosur pasi humbi në një aktivitet të futbollit amerikan online. Emrat e viktimave nuk janë bërë akoma zyrtare, megjithëse në mediat sociale kanë filluar homazhet për dy lojtarët që u vranë nga agresori. Vitet e fundit, në Florida kanë ndodhur një sërë vrasjesh masive, sic ishte vrasja e 49 personave në klubin Puls në Orlando në vitin 2016, apo dhe vrasja e 17 personave shkurtin e këtij viti në shkollën Marxhori Stoneman Dangals në Parkland.

Sicred