KRYEFAQJA » LAJME » ISHTI: Subjekti në Velipoje ka fshehur rezervuarin

ISHTI: Subjekti në Velipoje ka fshehur rezervuarin

Tre dite pas shpërthimit të një çisterne gazi në një resort turistik në Velipojë, ku deri tani një person ka humbur jetën dhe disa janë plagosur, Inspektoriati Shteteror Teknik Industrial vazhdon analizat. Sipas zyrtarëve të tij, cisterna ishte instaluar jashtë normave dhe kushteve teknike, por inspektoret nuk kanë qenë në dijeni të pajisjes e cila ndodhej nëntoke, pasi pronari e ka fshehur këtë fakt gjatë inspektimit.
Zyrtarët e ISHTI thonë se pas kësaj ngjarjeje po vijojnë kontrollet ne terren. Por nisur nga rasti i Velipojes ISHTI mendon se duhet të ndryshojnë metoda e inspektimit, në mënyrë që kontrollet të mos bazohen vetëm në deklaratat e pronarëve.
Ngjarja në Velipojë është vetëm një nga 13 rastet e shpërthimeve që janë shkaktuar nga bombolat e gazit përgjatë këtij viti. Por megjithë këtë bilanc, shifrat tregojnë se përdorimi i gazit është pesëfishuar përgjatë viteve të fundit.

Sicred