KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarja e Shkodrës ende e pazbardhur
Atentati në Shkodër, zbardhet dinamika

Ngjarja e Shkodrës ende e pazbardhur

Më shumë se 24 orë pas ngjarjes të së shtunës në Shkodër, ku si rezultat i shpërthimit me telekomandë i një sasie eksplozivi, mbetën të plagosur 8 persona, policia ende nuk ka asnjë autor të dyshuar, të ndaluar apo të arrestuar. Burime nga policia bëjne të ditur se deri tani janë marrë dëshmitë e 9 personave që kanë qenë në vendngjarje ose që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa hetimet janë shtirë në disa pista. Të njëjtat burime, nuk japin hollësi se cilat janë këto pista, ndërsa shtojnë se për identifikimin e autorëve po verifikohen kamerat e sigurisë të subjekteve përreth që kanë filmuar të plotë skenën si dhe po verifikohen telefonatat e bëra në atë orar në zonë. Në përbërje të grupit hetimor, veç policisë vendore dhe prokurorisë Shkodër janë angazhuar edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Mbrëmjen e së shtunës ishte në Shkodër dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi, i cili ka kërkuar që të punohet intensivisht për të zbardhur ngjarjen e rëndë të lagjes” Rus “, ku shpërthimi i telekomanduar i një sasie të konsiderueshme tritoli e vendosur në një motorcikletë mbetën 8 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sicred