KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarja e Selenicës risjell në vemendje problemet e shëndetit mendor
Ngjarja e Selenicës risjell në vemendje problemet e shëndetit mendor

Ngjarja e Selenicës risjell në vemendje problemet e shëndetit mendor

Hollësitë që kanë dalë pas ngjarjes së Selenicës i kanë dhënë asaj përmasat e një tragjedie. Viktimat janë 8 pjestarë të familjes Zyka në tre breza. Midis të vrarëve janë edhe dy fëmijë 8 dhe 16 vjeç, por edhe prindërit dhe gjyshërit e tyre.
Ndërsa policia dhe specialistët po mundohen të spjegojnë arsyet që kanë shtyrë autorin të ndërmarri një veprim të tillë, ka risjellë edhe një herë në vëmendje shqetësimin se persona të sëmurë psiqikisht qarkullojnë lirshëm dhe janë jashtë kontrollit. Ndër vite disa prej tyre kanë kryer ngjarje makabre, për të arritur deri tek ajo e së premtes në Selenicë e cila konsiderohet si masakër.
Sipas specialistëve, problemet e shëndetit mendor po shndërrohen në shqetësimet më të shpeshta për mjaftë persona. Në Shqipëri ende ku është publikuar ndonjë shifër e të sëmurëve mendorë. Por vetëm në Tiranë bashkia shpërndan ndihma për jo më pak se 5000 persona. Në botë depresioni madhor prek 1 në çdo 10 persona dhe llogaritet se 350 milionë persona janë të prekur nga ky çrregullim. Sipas OBSH në vitin 2030 parashikohet që sëmundjet mendore të jenë të parat në listën e sëmundshmërisë, duke lënë pas dhe ato të zemrës dhe kancerit.