KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarja e Kavajës, Berisha: Policia e fshehu!, Lleshaj: Duart i kam të pastra!

Ngjarja e Kavajës, Berisha: Policia e fshehu!, Lleshaj: Duart i kam të pastra!

Ngjarja e rëndë e shënuar në Kavajë, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nën shantazhin e publikimit të videove intime të saj, ka qenë në qëndër të replikave të zhvilluara nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë se e ka fshehur ngjarjen ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sqaruar se rasti është trajtuar që në momentin e parë.

Për të njëjtin rast, ministri Lleshaj ka replikuar edhe me kryetarin e demokratëve, Lulzim Basha. Më herët kreu i PD-së, nga foltorja e Kuvendit ishte shprehur se vendi është në depresion dhe se as këtë qershor nuk do të ketë çelje të negociatave për Shqipërinë.

Basha kërkoi nga socialistët që t’i hapin rrugë një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e të pandikuara nga krimi.

Sicred