KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarja e Fierit, Rama dekoron policët: Ata janë heronj!
Ngjarja e Fierit, Rama dekoron policët: Ata janë heronj!

Ngjarja e Fierit, Rama dekoron policët: Ata janë heronj!

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar heronj dhe i ka vlerësuar me medaljen e mirënjohjes pesë efektivëve të policisë në Fier, të cilët pak ditë më parë u përballën me breshërinë e armëve të disa grabitësve, një prej të cilëve mbeti i vdekur. “Heronj që nuk i njohim sepse nuk shfaqen nëpër ekrane apo gazeta që çdo ditë dhe çdo natë zhvillojnë një betejë të pabarabartë me krimin” tha zoti Rama gjatë cermonisë së dekorimit për policët. “Do të kishte qënë shumë më mirë nëse grabitësit do të ishin dorëzuar pa qenë nevoja që njëri prej tyre të humbte jetën, por nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe punonjësve të policisë, kjo ishte dhe mbetet e vetmja përgjigje që ata do të marrin dhe do të meritojnë në çdo rast” tha ai.
Rruga e transformimit të Policisë së Shtetit nga trupa e tradhëtuar, e keqtrajtuar dhe e keqfinancuar e katër viteve më parë, në Policinë Shqiptare të renditur me dinjitet mes uniformave blu të Bashkimit Europian, është ende e përpjetë dhe e vështirë, por është pa kthim dhe pa ndalim deri në arritjen e këtij objektivi madhor në vitin 2021, ashtu siç jemi zotuar, tha ndër të tjera zoti Rama. Ai paralajmëroi se viti 2018 do të jetë një vit i zi për krimin e organizuar në Shqipër.
Për ministrin e mbrendshëm Fatmir Xhafaj ngjarja e Fierit le të shërbejë si mësim për këdo që ngre armët kundër Policisë së Shtetit. Ai shënoi se si asnjëherë më parë policia jo vetëm ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale, por edhe ka arritur të kap autorët e tyre.

Sicred