KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarja e Elbasanit, ndalohet një prej autorëve të dyshuar
Ngjarja e Elbasanit, ndalohet një prej autorëve të dyshuar

Ngjarja e Elbasanit, ndalohet një prej autorëve të dyshuar

Është arrestuar në një banesë në Cërrik personin që dyshohet se mbrëmjen e 18 shtatorit që goditi me një makinë makinën e policisë para portës së tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Ai është 31-vjeçari Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan. Në operacion kanë marrë pjesë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH-në nga Tirana dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bekteshi fshihej në banesën e Aleks Pupulekut, kunati i tij, i cili gjithashtu u arrestua. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një bajonetë.

Sicred