KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ngecin sërish bisedimet për paqen në Siri

Ngecin sërish bisedimet për paqen në Siri

Ka dështuar edhe raundi i fundit i bisedimeve për paqe në Siri i zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës. Lajmi është konfirmuar nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, i cili theksoi se është “humbur një mundësi e artë”. Stefan de Mistura akuzoi qeverinë Siriane duke thënë se kjo palë nuk dëshiron zhvillimin e dialogut për paqe. I dërguari i OKB-së konfirmoi për gazetarët se “negociatat nuk u zhvilluan”. Ai fajësoi delegacionin e presidentit Bashar Al Assad duke thënë se ata nuk dëshironin të diskutonin asgjë tjetër përveç luftës kundër terrorizmit.

Sicred