KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ngacmimet seksuale, presidenti i akademisë së çmimeve Oscar nën hetim

Ngacmimet seksuale, presidenti i akademisë së çmimeve Oscar nën hetim

Skandali i ngacmimeve seksuale rrezikon të përfshijë dhe Oscar. Xhon Beili presidenti i akademisë që jep dhe çmimet prestigjoze, është vënë nën hetim pas disa denoncimeve për ngacmime seksuale. Lajmi është konfirmuar nga “Variety”, sipas së cilës janë tre akuzat ndaj Bejli, ndërkohë që pak muaj më parë akademia përjashtoi Harvei Ueinstein pas denoncimeve të shumta për ngacmime seksuale Bejli u zgjodh si presidenti i akademisë në Gusht të një viti më parë, pak para shpërthimit të skandalit seksual me protagonist Ueinstein, në muajin Tetor. Akademia ka vendosur rregulla të reja për sjelljen e anëtarëve të saj, duke lehtësuar mundësinë për të denoncuar ngacmimet dhe abuzimet në vendin e punës. Pas përjashtimit të Ueinstein është ngritur dhe një task force, e cila ka për detyrë të vendosë hapat që duhen ndërmarrë përballë akuzave dhe denoncimeve kundër anëtarëve të akademisë.

Sicred