KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nga Zico në Neymar-Lasmars mbeten kirurgët e Brazilit në Kupën Botërore
Nga Zico në Neymar-Lasmars mbeten kirurgët e Brazilit në Kupën Botërore

Nga Zico në Neymar-Lasmars mbeten kirurgët e Brazilit në Kupën Botërore

Duke ndjekur hapat e babait të tij, kirurgu ortoped Rodrigo Lasmar është tashmë mjeku i rëndësishëm i kombëtares braziliane. Ai po kujdeset për futbollistët që vlejnë miliona e që janë duke u përgatitur për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Rodrigo kreu ndërhyrjen në këmbën e yllit brazilian, Nejmar. I ati i tij, Neylor, në 1986, u thirr nga drejtuesit e kombëtares braziliane për të kryer ndërhyrjen në gjurin e Zikos, i cili i duhej ekipit për shkuar në Kupën e Botës. Vetëm një adoleshent, atëherë Rodrigo e shoqëroi të atin në këtë operacion. Tani në moshë 46 vjeç, Rodrigo Lasmar po vazhdon traditën e familjes dhe me operacionin e tij, u ka rikthyer shpresat të gjithë tifozëve, se nejmar do të jetë me kombëtaren e Brazilit për të ndihmuar skuadrën për të realizuar objektivat në botërorin e rusisë. “Në fund është pacienti që vendos se cili kirurg do të veprojë mbi të – tha Lasmar. – kjo ka lidhje me besimin që ka lojtari ndaj mjekut”. Në këtë rast, te Nejmar vendosi zemra. Ai zgjodhi vendin e tij të lindjes dhe kjo klubin. Pasi edhe në Francë I ofruan mjekët më të mirë për të kryer operacionin. Kur ai pësoi dëmin më 25 shkurt, spekulimet ishin të shumta se çfarë të bënin, ku të behej operacioni dhe cilit do t’i jepej kjo përgjegjësi. Lasmar në atë kohë u kthyer nga një konferencë në Rusi për t’u takuar me përfaqësuesit e Neymar te PSG. Aty u vendos që nejmar nuk do të operohej në Paris por në një klinikë në Belo Horizonte. Për të shtuar më tej fyerje ndaj PSG, Lasmar hodhi poshtë diagnozën e mjekëve francezë duke thënë se Nejmar kishte një thyerje të këmbës. Një ditë më vonë mediat franceze thanë se Lasmar kishte gënjyer për diagnozën e futbollistit dhe se ai i kishte ofenduar mjekët parizienë. Por çdo gjë kaloi duke mbetur vetëm në fokusin e fjalëve. Sepse operacioni u krye, Nejmar po riaftësohet dhe Rodrigo Lasmar kishte në krah babain e tij Nejlor. Ky i fundit shumë krenar për punën e të birit. Nëse Neymar arrin të shkojë në botërort, ashtu si edhe Zico, atëherë fama e Lasmar në Brazil do të rritet.

Sicred