KRYEFAQJA » LAJME » Nga shiu në diell

Nga shiu në diell

Ditët me shi e diell do t’i lënë vendin njëra-tjetrës gjatë kësaj jave në vijim. Lajmin e jep meteorologia Rezarta Xhakollari. “Java e fundit e muajit mars do të jetë me ndryshime të dukshme atmosferike. Të hënën dhe të martën vendi do të mbetet me mot të paqëndrueshëm, me rreshje shiu dhe temperatura të ulta, të cila sot janë regjistruar në -2 gradë celcius ne qytetin e Peshkopisë. Ndërsa përsa i përket fundjavës, të shtunën dhe të dielën do të ketë sërish reshje shiu, por ato do të jenë me intensitet të pakët të cilat nuk do të ndikojnë në ulje të temperaturave” tha meteorologia Rezarta Xhakollari.
Por e veçanta e kësaj jave i detyrohet temperaturave, të cilat nga -2 do të shkojnë deri afër 30 gradëve celsius, shton ajo. “Duke nisur nga dita e enjte dhe kryesisht nga dita e premte do të kulmojë me një masë të nxehtë ajrore, ose anomali, që do të vijë pjesa veriore e kontinentit afrikan, do të sjelli një rritje të ndjeshme të temperaturave mbi 10-15 gradë celcius. Në zonat malore parashikohet që termometri të arrijë mbi 20 gradë celcius, ndërsa në zonat e ulta dhe bregdet parashikohet që të ngrihet në 28 gradë celscius” tha meteorologia Rezarta Xhakollari.
Mesa duket i ftohti rus do t`i lerë vendin të nxehtit afrikan, duke favorizuar ndërkohë edhe ardhjen e një pranvere me temperatura plazhi, por jo ende gati për të.

Sicred