KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nga lloto në furrë-buke, si po transformohen bizneset

Nga lloto në furrë-buke, si po transformohen bizneset

Kristi Llambiri është një sipërmarrës 24 vjeçar. Ai prej 3 vitesh ka një punishte ëmbëlsirash. Kristi shpreson që me uljen e tatim fitim nga 15 përqind në 5 përqind do të zgjeroje aktivitetin e tij duke hapur një punishte të dytë. Ai thotë se mundësia për të shtuar fitimin me reduktimin e tatimit dhe rritjen e pragut të xhiros, e lejon të zgjerojë aktivitetin e tij.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, vizituan të mërkurën Kristin të mërkurën në punishte.
“Kam aktualisht 37 lloje të ndryshme bukësh. Jam munduar t’i mësoj jashtë shtetit, Gjermani, Zvicër, vetëm kam shkuar kam pare për eksperiencë. E ushtroj këtu aktivitetin. Është punë 24-orëshe. Tani që është bërë taksa 5 përind pretendoj të hap një aktivitet të ri në vend të një eurollotoje që ka qenë këtu te Selvia” thotë Kristi.`
“Bravo! Nga gropë thithëse për lekët, në furrë buke! Perfekte! Transformim fantastik!” tha kryeministri Rama. “Kjo ulje takse do ketë impakt të madh te kjo lloj fashe, se është fasha më interesante e biznesit se është midis të voglit dhe të madhit dhe është zona ku bëhen edhe novacionet, ku bëhen gjërat më speciale, se, me kaq pak sipërfaqe, me kaq pak punonjës, të kesh 10 mijë dollarë xhiro nuk është gjë e vogël” tha ai.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se rritja e fashës është një lehtësi e madhe për të gjithë biznesin e vogël, i cili lehtësisht mund të kalojë këtë vit në biznes të mesëm.
Kristi ka te punesuar 12 punjonjes,ndërsa gjatë vizitës në punishte e tij, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i financave dhe ekonomisë Ahmetaj e nxitën që ta kthejë sipërmarrjen e tij në markë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com