KRYEFAQJA » LAJME » Nga janari 70 dokumenta tërhiqen në e-kioska

Nga janari 70 dokumenta tërhiqen në e-kioska

Qytetarët e Tiranes do të mund të marrin më lehtë 70 lloje dokumentash duke nisur që nga muaji janar. Ato do të mund të printohen ne një kioskë të posaçme dhe i vetmi detyrim i qytetarëve do të jetë pagesa e tarifës së tyre. Këtë nismë e njoftoi kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në konferencën rajonale me temë “Qytetet pa korrupsion të së ardhmes”. “Dhe unë mendoj që kjo është mënyra më e mirë sepse e para tregon jo vetëm modernizim, jo vetëm shmang korrupsionin nga njerëzit që mundohen të bëjnë ndonjë korrupsion të vogël për çdo dokument por ama dallim nga gijotina ky është një rregullim i sistemit”. Ndërsa kryebashkiaku i Prishtines, Shpend Ahmeti e sheh si hap të rëndësishëm të rritjes së transparencës në nivel vendor publikimin e të dhënave. “Gjëja e parë janë të dhënat publike. Bashkitë nuk duhet vetëm të tregojmë vetëm se sa shkolla kanë ndërtuar, apo gjëra të tilla, por të publikojnë çdo dokument të bashkisë. Pastaj i takon qytetarëve të vendosin se cilat dokumenta kanë vlerë për ta”. Kjo është konferenca e parë rajonale ku diskutohet korrupsioni në nivel vendor dhe masat për parandalimin e tij, e cila u organizua nga PNUD.

Sicred