KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Neymar tregon post-botërorin: “Pas eliminimit të Brazilit nuk munda të shoh më asnjë ndeshje”
Neymar tregon post-botërorin: “Pas eliminimit të Brazilit nuk munda të shoh më asnjë ndeshje”

Neymar tregon post-botërorin: “Pas eliminimit të Brazilit nuk munda të shoh më asnjë ndeshje”

Ylli i Brazilit, Neymar pranon se pas humbjes së kombëtares së tij ndaj Belgjikës, në çerekfinalen e Kupës së Botës, nuk mundi të shikonte më asnjë nga ndeshjet e mbetura. “Unë nuk do të shkoj aq larg sa të them se nuk dua të luaj përsëri, por, tani nuk dua të shoh më asnjë top e aq më pak të shoh futboll”, – tha 26-vjeçari për AFP. Futbollisti I Paris Saint Germain ka folur në Institutin e tij Neymar Praia Grande, ku u zhvillua turneu i Red Bull Neymar Jr 5. I shoqëruar nga djali i tij gjashtëvjeçar Davi Lucca, sulmuesi dukej tepër i relaksuar teksa ka shtuar më tej. “Unë kam qenë në zi, tepër i trishtuar për atë që ndodhi në Rusi. Por trishtimi po më kalon, pranë kam djalin tim, familjen time, miqtë e mi dhe ata nuk duan të më shohin të mërzitur” – tha ai. Edhe pse është lojtari më i paguar në botë, Nejmar thekson se jo gjithnjë barra e ndeshjeve, fitoreve apo humbjeve duhet të bjerë mbi të. “Jo, të gjithë lojtarët e mëdhenj e ndjejnë presionin,” tha ai. “Është e vërtetë se kur bëhet fjalë për mua, ekzistojnë standarde të dyfishta. Unë kam qenë në dijeni të kësaj përgjegjësie, jo vetëm për Brazilin, por edhe për klubet ku kam luajtur që kur isha 17-18 vjeç. Kam përgatitur veten për ta përballuar këtë presion dhe e di se kur rezultatet nuk janë ajo që duhet të jenë atëherë rritet presioni”. Neymar është goditur nga një breshëri kritikash për shfaqjet teatrale pas goditjeve që merrte në Kupën e Botës. Për këtë ai thotë: “Njerëzit janë më të shpejtë për të kritikuar dhe nuk e ndjejnë atë poshtërim që i bëhet atij që është i shtrirë në fushë” – këmbënguli Nejmar. “Unë shkova në Kupën e Botës për të luajtur. Kritikat ndaj meje ishin të ekzagjeruara, por unë tashmë jam I rritur dhe jam mësuar me këto lloj gjërash”.

Sicred