KRYEFAQJA » LAJME » Neymar kthehet nga Rio i Brazilit për në Paris
Neymar kthehet nga Rio i Brazilit për në Paris

Neymar kthehet nga Rio i Brazilit për në Paris

Neymar do të vijë të premten në Paris. Ai është nisur nga Rio për të qenë në kryeqytetin francez, rreth 40 ditë përpara finaleve të Kupës së Botës në Rusi. Fillimisht u tha se ylli brazilian do të merrte fluturimin e së enjtes nga Rio de Janeiro, duke arritur të premten herët në Paris, por kjo nuk u konfirmua nga zëdhënësi i tij. Sepse Neymar nuk donte të kalonte në aeroportin publik Tom Jobim të Rio. Përsa i përket rikthimit të tij në fushë, duket se është tepër vonë për PSG. Ndërkohë që tifozët e Brazilit janë të dëshpëruar për yllin e tyre, sepse ende nuk kanë një përgjigje të saktë se kur do të kthehet në fushë. Ata presin nga nejmar, të udhëheqë kombëtaren në Rusi. Sipas L’Equipe Neymar ka ecur pa paterica për dy javë, por sulmuesi yll tha javën e kaluar nga rezidenca e tij bregdetare në Rio se ai nuk do të luante para kontrollit të fundit mjekësor në 17 maj, dy ditë përpara ndeshjes së fundit të klubit të tij sezon. Trajneri i PSG-së, Unai Emery, pranoi të enjten se nuk kishte folur me Neymar për “disa javë”. “Ai duhet të lihet vetëm për të punuar me fizioterapistët edhe pse pse ne duam që të jetë me ne për ndeshjen e fundit,” tha Emery. Pa Neymar, PSG u mund nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, por gjithsesi rifituan titullin në kampionatin franc si dhe Kupën.

Sicred