KRYEFAQJA » LAJME » Neymar feston datëlindjen e tij të 27-të

Neymar feston datëlindjen e tij të 27-të

Neymar festoi datëlindjen e tij të 27-të me një mbrëmje të jashtëzakonshme në Paris. Ai iu bashkua familjes, shokëve të skuadrës së Paris Saint-Germain dhe një mori të ftuarish të famshëm. DJ Bob Sinclair, këngëtarja braziliane Wesley Safadao dhe kampioni botëror i sërfit, Gabriel Medina ishin midis 200 të ftuarve në Pavilon Gabriel, pranë Champs-Elysees. Futbollisti më i shtrenjtë në botë, i cili është duke u kuruar për një dëmtim në këmbën e djathtë, i përshëndeti të ftuarit e tij duke u mbështetur në dy paterica të kuqe të dallueshme, në përputhje me temën e ngjyrave për “Nuit Rouge” Nata e kuqe. Ndër të ftuarit ishin, Di Maria, Paredes, Dani Alvesh, Bufo, Verrati, Kavani, Areola. Neymar, i cili ka mbushur 27 vjeç të martën, do të humbasë të dyja ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Neymar është në një shoqëri të mirë, përsa i përket datës 5 shkurt, sepse në këtë datë festojnë datëlindjen edhe Cristiano Ronaldo që mbush 34 vjeç, Carlos Tevez 35 vjeç dhe ish-futbollisti i Rumanisë, Gheorghe Hagi 54 vjeç.

Sicred