KRYEFAQJA » LAJME » Neymar drejt përmirësimit; Test për të, dy ndeshjet miqësore
Neymar drejt përmirësimit; Test për të, dy ndeshjet miqësore

Neymar drejt përmirësimit; Test për të, dy ndeshjet miqësore

Nejmar duket se po e merr veten mjaft mirë. Ylli brazilian është duke zhvilluar seancat stërvitore në Teresopolis, afër Rio de Zhaneiros, sëbashku me skuadrën në prag të botërorit Rusi 2018. “Se deri në çmasë është rikuperuar nejmar? A është rikuperuar plotësisht ai? Ajo që mund të them sot është se evolucioni i tij është pozitiv dhe është më mirë se s pritej” – ka thënë Fabio Mahserexhan, përgatitësi fizik i tij. Ai është shumë optimist për rikuperimin e plotë të sulmuesit brazilian, madje mjaft i kënaqur me aq sa ka parë gjatë seancave të para stërvitore. Ndërsa mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, i cili udhëhoqi operacionin në Neymar në mars, tha se “ai po i rikthehet lëvizjeve të tij të zakonshme dalëngadalë. Hapi tjetër është trajnimi i plotë me grupin dhe më pas rikthimi në lojë. Shans i mirë për të do të jenë dy miqësoret me Kroacinë më 3 qershor dhe Austrisë më 10 qershor”. Ndërkohë, që Douglas Costa ka pësuar një dëmtim të vogël muskulor, dhe sipas Lasmar, mund të humbasë dy miqësoret.

Sicred