KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “New York Times” u shpall fituesja e Çmimit Pulicer

“New York Times” u shpall fituesja e Çmimit Pulicer

Gazeta e përditshme Nju Jork Tajms u shpall fituesja e Çmimit Pulicer për artikujt kushtuar përpjekjeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për projektimin e forcës së Rusisë në botë. Në raportimet e kësaj gazete është zbuluar se Putini përpiqet të ndikoje në çeshtjet botërore për shfaqjen e fuqisë ruse, duke përdorur teknika që sillen prej vrasjeve e deri te keqtrajtimi dhe paraqitja e dëshmive inkriminuese për kundërshtarët, thuhet në arsyetimin e jurisë së Çmimit Pulicer. Kjo seri shkrimesh ka filluar para një viti dhe në të janë trajtuar tema nga rritja e perhapja e informatave dezinformuese, deri te sulmet e papreçedenta kibernetike të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016. E përditshmja, Nju Jork Tajms ka fituar gjithsej tre Çmime Pulicer për vitin 2016, më shumë se çdo gazetë tjetër, për artikujt, fotografitë dhe raportimin ndërkombëtar. E përditshmja tjetër Uashington Post fitoi Çmimin Pulicer për raportimin e lajmeve të brendshme gjatë fushatës, duke hedhur dyshime mbi pretendimet e presidentit amerikan, Donald Tramp, se ai është donator zemërgjerë për organizatat humanitare.

Sicred