KRYEFAQJA » LAJME » Bota » New york, Shpërthim me bombë në një stacion metroje

New york, Shpërthim me bombë në një stacion metroje

New Yorku u vu sot në alarm pas një shpërthimi të ndodhur, mëngjesin e sotëm, rreth ores 6 e 30 minuta sipas orës lokale, në një stacion metroje, pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të SHBA-së, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Time Square. Sipas departamentit zjarrfikes të New york-ut ka vetëm një të plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosur nga policia, ka mbetur edhe personi i dyshuar për vënien e eksplozivit, një bombë artizanale sipas informacioneve të para. Personit i është gjetur veshur një jelek eksploziv që mendohej se do ta shpërthente më vonë. Burime të policisë së New Yorkut, thanë për CNN se pajisja e shpërthimit fatmirësisht nuk kishte funksionuar si duhej. Sipas autoriteteve dyshohet që pajisja të ketë shpërthyer para kohe. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat amerikane flasin për skena paniku. Policia ka evakuuar të gjithë personat në zonën ku ka ndodhur shpërthimi. Mendohet se mund të ketë edhe pika të tjera shpërthimi përreth Time Square. Policia e New Yorkut u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në të gjithë perimetrin e zones ku ndodhi shpërthimi. Terminali i autobusëve ku ndodhi shpërthimi është më i madhi në SHBA me 65 milion pasagjerë. Sekretarja për shtyp e shtëpisë së bardhë tha se presidenti Trump është vënë në dijeni të incidentit. Sipas autoriteteve dyshohet që pajisja të ketë shpërthyer para kohe.

Sicred