KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Netta e Izraelit fiton Eurosong-un, Bushpepa në vend të 11-të

Netta e Izraelit fiton Eurosong-un, Bushpepa në vend të 11-të

Pas minutash të tëra drithëruese të votimit dhe ndryshimit të herpashershme të renditjes, këngëtarja izraelite Netta me këngën Toy (Lodra) fitoi edicionin e 63-të të Festivalit Europian të Këngës, Eurosong Kontest për vitin 2018. Kënga e saj duket se u pëlqye më shumë nga juritë, shikuesit, teleshikuesit dhe dëgjuesit dhe mori 529 pikë .  “Ndihem shumë e lumtur” tha Netta duke marrë kupën mes entuziazmit fantastik. Netta kish deklaruar se do të dëshironte që fitoren t’ja dedikonte 70 vjetorin e krijimit të Izraelit.

Shqipëria me këngëtarin e saj Eugent Bushpepa u radhit e 11-ta me 184 pikë. Bushpepa falenderoi Azerbaixhanin i cili i dha këngës së tij 12 pikë. Por për shqiptarët emocionet u rritën kur shqiptarja Eleni Furera e çoi Qipron në vendin e dytë me 436 pikë. Ndërsa shqiptari tjetër Ermal Meta e radhiti Italinë të pestën me 308 pikë.

Sipas traditës vitin e ardhshëm Eurosongu do të zhvillohet në Izrael.

Radio Televizioni Publik Shqiptar i solli emocionet e kësaj ngjarjeje të madhe në kanalet RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, Radio Tirana, www.rtsh.al dhe RTSH Tani, nën komentin plot emocion të gazetarit të talentuar Andri Xhahu.

Sicred