KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Netanjahu për marrdhëveshjen Rusi – SHBA
Netanjahu, Netanjahu për marrdhëveshjen, Rusi - SHBA

Netanjahu për marrdhëveshjen Rusi – SHBA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit mes të Rusisë dhe SHBA-së, pasi sipas tij, ajo do t’i mundësonte Iranit forcimin e pranise në atë rajon. Sipas marrëveshjes së 9 korrikut mes të SHBA-së dhe Rusisë, janë krijuar disa zona të sigurta në rajonin e Sirisë, që kufizohet me Jordaninë dhe Izraelin. Gazeta izraelite Haaretz, ka raportuar se Netanyahu i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron gjatë një takimi në Paris se ai e nuk pajtohet me marrëveshjen. Duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, Haaretz, ka thënë se Izraeli beson se qëllimi i Iranit është të rrisë prezencën e tij në Siri duke ndërtuar bazë ajrore dhe të rrisë numrat e forcave ushtarake atje. Irani aktualisht i ndihmon qeverisë siriane në luftimin e forcave rebele. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Izraeli nuk ka arsye për brengosje.

Sicred