KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Netanjahu: Jo prezencës ushtarake italiane në Siri
Netanjahu: Jo prezencës ushtarake italiane në Siri

Netanjahu: Jo prezencës ushtarake italiane në Siri

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u zotua të shtunën se nuk do të lejonte që Irani të vendoste një prezencë të tij ushtarake në Siri, pasi Izraeli ndërmorri sulme ajrore ndaj atyre që ai i quajti shenjestra iraniane ne fqinjin e tij arab, Sirinë. “Izraeli dëshiron paqe, por ne do të vijojmë të mbrojmë veten me vendosmëri ndaj çdo sulmi që mund të ndërmerret ndaj nesh dhe ndaj çdo përpjekjeje që mund të bëjë Irani për t’u dislokuar ushtarakisht në siri apo kudo tjetër” tha ai pas takimit që zhvilloi me shefat e ushtrisë, të cilët i kishte thirrur për tu konsultuar mbi zhvillimet e së shtunës pas gjurmimit nga Izraeli të asaj që autoritetet e këtij vendi e quajtën “dron iranian i lëshuar nga Siria”. Më pas, Izraeli ndërmorri sulme ajrore ndaj sistemeve të kontrollit të dronit, ç’ka u pasua nga rrëzimi nga mbrojtja ajrore e Sirisë i një avioni luftarak F16 në veri të Izraelit. Forcat ajrore të Izraelit ndërmorrën një sërë sulmesh ndaj atyre që ata i quajtën si shënejstra ushtarake iraniane dhe Siriane në Siri. “Izraeli e konsideron Iranin dhe mikpritësit e tij sirianë si përgjegjës për agresionin e sotëm” u shpreh kryeministri izraelit, duke theksuar se vendi i tij do të bënte ç’ishte e mundur për të mbrojtur sovranitetin dhe sirugrine e tij. Ndërsa Irani i konsideroi si gënjeshtjra deklaratat e Izraelit, duke theksuar se Siria kishte të drejtën e saj legjitime për t’u vetëmbrojtur ndaj sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli.

Sicred