KRYEFAQJA » LAJME » Nesër në Kosovë Kuvendi do të mblidhet në një seance të jashtëzakonshme
kuvendi i kosoves, seance e jashtezakonshme, 2017, qeveria a re

Nesër në Kosovë Kuvendi do të mblidhet në një seance të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër vazhdon seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021. Seanca kohë më parë është thirrur nga opozita, por nuk iu është përgjigjur mazhoranca, me arsyetimin se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga  Qeveria. Vazhdimi i kësaj seance është vendosur nga Kryesia e Kuvendit, e cila po ashtu ka vendosur që të martën të mbahet një seancë tjetër, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupiut Parlamentar të LDK-së për te informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Sicred