KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nëpër shifrat e qeverisjes që kaloi dhe asaj që përgatitet të vijë

Nëpër shifrat e qeverisjes që kaloi dhe asaj që përgatitet të vijë

Angazhimet politike të qeverisjeve maten lehtësisht nga shifrat ekonomike të raportuara. Çfarë ka ndodhur mes viteve 2013-2017 dhe çfarë pritet të ndodhë me ekonominë deri në vitin 2021? Ndonëse në trajektore ulëse borxhi publik i Shqipërisë renditet nga më të lartët edhe në vendet e BE-së. Ministria e Financave raportoi se borxhi publik në raport me PBB-së arriti në 66.8% në fund të 6-mujorit 2017, por borxhi në vlera neto do të rritet. Siç shihet nga grafiku, borxhi i Shqipërisë shënoi rritje të shpejtë pas vitit 2008, për shkak të krizës ekonomike ku rënia e e ritmeve të rritjes së ekonomike çoi në rënie të të ardhurave buxhetore.

Në 2016 dhe 2017 Qeveria projektoi një sufiçit primar, me përfitim konkret në uljen e nivelit të borxhit, e për pasojë shmangie e katastrofave që pason një krizë borxhi. Sufiçiti i arritur për 2016 është 0.6% e PBB-së është më i larti në histori (ndodhur më parë vetëm gjatë vitit 2010 me 0.3% të PBB-së). Por duhet ende kujdes me borxhin e ri te akumuluar! Indikatorët ndërkombëtarë që kanë të bëjnë me lehtësinë e “Të bësh biznes”, “Indeksin e konkurrueshmërisë”, “Lirinë e tregtisë” në Shqipëri. kanë treguar që Shqipëria ia ka dalë të rankohet në pozicione më të larta, falë reformave që ka ndërmarrë qeveria për të lehtësuar klimën e të bërit biznes. Të ardhurat tatimore mesatare në raport me PBB për periudhën 2006-2013 janë 23.3%. Rritje shënohet në periudhën 2013-2017 me të paktën 2 %. Rritje shënohet edhe në pagat mesatare mujore ne sektorin shteteror. Qeveria Rama arriti të kompensojë pronarët: Mesatarja e viteve të qeverisjes së PD, ishte 1.7 miliardë lekë; nga 3.1 miliardë lekë që janë dhënë për tre vitet e para të qeverisë që kaloi. Po kështu mesatarja e Investimeve të huaja direkte (neto) në raport me PBB-në për periudhën 2005-2013 ishte 7% e PBB-së. Aktualisht shënohen rreth 1 miliard dollar investime të huaja. Për vitet 2017-2021? Hidhini një sy programit të ri qeverisës: Ja cilat janë 21 pikat kryesore që synohen të arrihen nga qeverisja “Rama2”.

1-Rritja ekonomike 5.5 përqind e PBB

2-Ulje e Borxhit Publik nën 60 përqind të PBB

3-220 mijë vende të reja pune

4-25% rritje e të ardhurave të disponueshme të popullatës;

5-Rritje me 40% të pagave, fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliardë lekë!

6-Paga minimale, 30 mijë lekë

7-Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë, 10 mijë lekë çdo fundvit për çdo pensionist!

8-5% Tatim-Fitim për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit

9-Ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë; Njohja si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive të marra për shtëpinë e parë që në fillim të mandatit

10-Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave

11-Fuqizimi i kompetencës ekonomike dhe sociale të rinisë

12-Mbrojtje, përkujdes dhe përfshirje shoqërore

13-Mbështetje, integrim dhe dinjitet ish të përndjekurve politikë

14-Bujqësia, një sektor prioritar!

15-61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës

16-Ndërtim i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës

17-Drejt shëndetësisë falas brenda mandatit të dytë

18-Një treg energjetik potencial dhe modern i orientuar drejt eksportit

19-Përfundim procesit të legalizimeve

20-Ambient i favorshëm për zhvillimin e biznesit

21-Projekti “1 Miliard”

A do të mund të realizohen? Një qeveri e vogël dhe një program ambicioz! Më tej i duhet qeverisë së re të flasë dhe të tregojë si do të mund të bëjë realitet programin e saj ekonomik dhe finananciar.

Sicred