KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » ARMO, nëpër shifrat e kompanisë strategjike

ARMO, nëpër shifrat e kompanisë strategjike

Ditët e fundit mediat shqiptare kanë ngritur alarmin se humbjet e shtetit shqiptar nga kompania private e naftës ARMO, pas privatizimit të saj të bujshëm në vitin 2008, arrinë deri në 740 milionë euro. Por RTSH ka siguruar informacionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me borxhin fiscal. Nga analiza e bërë me shifrat zyrtare, del se detyrimi fiskal i kompanisë strategjike, vetëm për administratën tatimore është jo më shumë se 8,4 miliardë lekë, shumë më pak nga sa raportohet nga mediat.

Tabela e mëposhtme tregon detyrimet tatimore të ARMO ndaj DPT nga viti 2009-2012. Sipas saj janë vetëm 13,3 miliardë lekë.

Detyrimet fiskale të kompanisë ARMO, sipas viteve:

Akcizë e papaguar 2009-2010 2,1 miliardë lekë
2011-2012 11,2 miliardë lekë

TOTALI 2009-2016 13,3 miliardë lekë

Në dhjetor të vitit 2016 qeveria ka fshirë detyrimet e kompanive private dhe të ARMO. Tabela e mëposhtme tregon se sa kanë përfituar kompanitë dhe se sa është borxhi i mbetur ndaj DPT.

Fshirje e detyrimeve tatimore sipas ligjit 33/2017

TOTAL 12,6 miliardë lekë

Sipas zërave:

11,2 miliardë lekë (sipas ligjit 33/2017)
1,6 miliardë lekë
1,4 miliardë lekë të fshira për detyrime të para vitit 2008
194 milionë lekë për periudhën kur ARMO ishte pronë private

Një tjetër inisiative ligjore është ajo e 3 majit të vitit të kaluar me miratimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të prapambetura. Tabela tregon saktësisht se janë 13,3 miliardë lekë të fshira nga ky borxh në vite.

Në vijim ju sjellim se cilat janë detyrimet e fshira nga ligji, sipas zërave dhe borxhi i kompanive private deri në 15 janar 2018.

Borxhet nga kompanitë private:

IRTC (deri në 15 janar 2018) 4,6 miliardë lekë
Nga të cilat 4,3 miliardë lekë taksa e qarkullimit
Deveron OIL 76 milionë lekë (vetëm te DPT)

Borxhi i plotë:

ARMO, IRTC, DEVERON 2 miliardë lekë (principal)
5,6 miliardë lekë (gjobat, penalitete dhe interesa)

Nga kjo analizë e bërë me shifrat zyrtare, shihet qartë se detyrimi fiscal i kompanisë strategjike, vetëm për administratën tatimore është jo më shumë se 8,4 miliardë lekë dhe aspak 740 milionë euro sa raportohet, por pa iu referuar ndonjë burimi zyrtar.

Sicred