KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nëntë media amerikane, agjente në Rusi
Nëntë media amerikane, agjente në Rusi

Nëntë media amerikane, agjente në Rusi

Nëntë media amerikane, përfshi edhe Zërin e Amerikës dhe Radion Europa e Lirë, janë listuar si agjentë të huaj në Rusi. Ligji i ri, i cili mundëson që mediat e huaja të deklarohen si agjentë të huaj, u miratua nga parlamenti rus muajin e fundit. Sipas këtij ligji, nëntë organizatat mediatike do t’u duhet ta deklarojnë punën e tyre si agjentë të huaj dhe të bëjnë të ditur burimin e financimit. Lëvizja erdhi si kundërpërgjigje e lëvizjes së departamentit amerikan të drejtësisë i cili urdhëroi kanalet ruse Ruptly dhe Sputnik të regjistrohen si agjentë të huaj. Agjencitë e intelligjencës në SHBA kanë akuzuar Ruptlin se ka shërbyer si platformë e Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, cka është hedhur poshtë ky transmetues. Zëri i Amerikës deh Radio Europa e Lirë financohen nga qeveria amerikane. Ndër mediat e tjera të listuara si agjentë të huaj janë edhe kanali Current Time, shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë dhe disa media të tjera partnere. Ndërkohë në Rusi, ekziston një ligj i ngjashëm edhe për grupet e të drejtave të jeriut.

Sicred