KRYEFAQJA » LAJME » Nënshkodër, zvogëlohet në 3700 ha sipërfaqja e përmbytur

Nënshkodër, zvogëlohet në 3700 ha sipërfaqja e përmbytur

Gjatë 48 orëve të fundit niveli i ujit ka pësuar renie në zonën e Nënshkodrës. Këtë të martë nën ujë janë rreth 3700 hektarë. Por përsëri të paktën 400 banesa janë të rrethuara nga uji. Në njësinë administrative Dajç rruga Shirq-Darragjat mbetet e bllokuar, ndërsa ajo Belaj-Rrushkull kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Edhe aksi nacional Shkodër- Velipojë kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
Për banorët dëmet e shkaktuara për banorët e përmbytur janë të mëdha, si në bujqësi ashtu edhe në banesa. Të vetmen shpresë për rikuperim sadopak të humbjeve, fermerët e mbajnë tek dëmshpërblimet
Edhe në lagjet periferike të qytetit mbetet problem qarkullimi, në zonën e Livadheve kalimi bëhet sërish vetëm me mjetet e ushtrisë! Ndërsa nevojat janë të mëdha si për koncentrat ashtu edhe për ujë të pijshëm. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi rishpërdarje fondi. 20 milionë lekë nga fondi i Ministrisë së Bujqësisë i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

Sicred