KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Nënë Tereza”, rritet numri i udhëtarëve, por edhe i çmimeve

“Nënë Tereza”, rritet numri i udhëtarëve, por edhe i çmimeve

Numri i pasagjerëve që kanë zgjedhur fluturimin përmes aeroportit “Nënë Tereza” të vetmit aeropor ndërkombëtar në Shqipëri, ka njohu rritje të fortë. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga Janari në Korrik numri i pasagjerëve është rritur ndjeshëm muaj pas muaji, krahasuar me një vit më parë. Por muaji korrik, por korriku shënoi “bum” në rritjen e numrit të pasagjerëve që fluturuan nga aeroporti “Nënë Tereza”. Referuar të dhënave përgjatë 7 mujorit numri i pasagjerëve të regjistruar në Rinas arrin në 1 milionë e 616 mijë, afro 203 mijë pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërkohë që vetëm për muajin Korrik, porta e vetme e hyrjes ajrore drejt Shqipërisë regjistron 346 mijë pasagjerë, rreth 53 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.
Por paralelisht me shtimin e fluturimeve, shoqëritë e fluturimit, në kushtet e monopolit që ka Rinasi, po e shfrytezojne më së miri situatën, duke iu përgjigjur këtij fluksi të shtuar me shtrenjtim të biletave, sipas rregullit bazë të ekonomisë së tregut të lirë që çmimet i vendos kërkesë-oferta.

Sicred