KRYEFAQJA » LAJME » Nënë Tereza, një vit shenjtërim
Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës

Nënë Tereza, një vit shenjtërim

Në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, një vit më parë në 4 shtator u tejmbush nga besimtarët katolike të ardhur nga e gjitha bota për shenjtërimin e Nenë Terezës të drejtuar nga vetë Papa Francesku. Për kombin shqiptar kjo ishte një ngjarje historike me domethënie të madhe, të cilën Televizioni Shqiptar e përcolli me transmetime live dhe gazetarë të shpërndarë kudo.
E në këtë përvjetor të parë, nesër në Prishtinë do të shugurohet Katedralja “Nënë Tereza”, ku pritet të marrin pjesë mysafire nga vende të ndryshme të botës në mesin e të cilëve edhe i deleguari i Papa Françeskut, kardinali shqiptar, Ernest Troshani.
Ndërkohë presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Papa Fraçeskut ku e falenderon për vëmendjen e pandërprerë për marrëdhëniet historike-tradicionale dhe të rralla të Selisë së Shenjtë me shqiptarët. Dhe për ti dëshmuar këtë, zoti Meta i kujton në letër Papa Franceskut se Shpallja e Nënë Terezës si Shenjtore, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare, tregojnë qartë vëmendjen dhe lidhjen e Atit të Shenjtë me Shqipërinë.

Sicred