KRYEFAQJA » LAJME » Nën Shkodra nën ujë, 1400 ha tokë bujqësore të përmbytura

Nën Shkodra nën ujë, 1400 ha tokë bujqësore të përmbytura

Reshjet e shiut po përkeqësojnë situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Në zonen e Nenshkodrës sot është nën ujë një sipërfaqe prej 1400 hektarësh. Fermerët e zonës po kërkojnë dëmshpërblime për kulturat bujqësore, pasi sipas tyre përmbytjet kanë ardhur si pasojë e rritjes së shkarkimeve nga HEC-et. “Kam 40 dynym me jonxhë të përmbytur” thotë një banor, i cili shton se ayseja është hapja e portave. “Nuk ka më keq se kaq” thotë një bashkëfshatar i tij, duke shtuar se askush nuk ka shkuar ti shikojë. Një fqinj i tij kujton se ata nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytja e fundit.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vazhdon të kërkojë shpalljen e emergjencës civile. “Në mungesë të saj ne nuk mund të dëmshpërblejmë askënd” thotë ajo.
Përmbytjet në zonën e nën Shkodrës filluan një javë më parë, ndërsa edhe kjo javë nuk është aspak premtuese.

Sicred