KRYEFAQJA » LAJME » Nejmar në Konferencë për shtyp
Nejmar në Konferencë për shtyp

Nejmar në Konferencë për shtyp

Nejmar ka pranuar se nuk do të mund të luajë të paktën deri në mes të muajit Maj. Periudhë që i është caktuar nga mjekët deri në fund të rikuperimit, pas operacionit në këmbë. “Nuk kam ende një datë të saktë – ka thënë ylli brazilian në një konferencë për shtyp në San Paolo. – Testin e fundit e kam në 17 maj, për më tej nuk di çtë them. Çdo gjë do të varet se si do të shkojnë gjërat deri në datën e përcaktuar nga mjekët”. Pra nuk dihet nëse futbollisti më i shtrenjtë në botë do të mund të luajë me paris Sën Zhërmen të paktën në ndeshjen e fundit të klampionatit francez më 19 maj. Megjithatë, perspektiva e tij për të qenë me Brazilin në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik, duket shumë më mirë. “Unë shpresoj se nuk do ta shikoj Kupën e Botës në TV, – ka shtuar më tej Nejmar. |- Do të kem kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për në botëror,” tha ai. Nejmar, 26 vjeç, theu një kockë në këmbën e tij të djathtë më 25 shkurt në një ndeshje të kampionatit francez, ndërsa tani është duke kryer fazën e rehabilitimit në Brazil.

Sicred