KRYEFAQJA » LAJME » Nejmar largohet nga spitali me helikopter

Nejmar largohet nga spitali me helikopter

Nejmar është larguar me helikopter nga spitali menjëherë pasi ka kryer operacionin në këmbë. Futbollisti 26 vjeçar i Paris Saint-Germain ka shkuar në aeroportin e Belo Horizonte me helikopter, nga ku është nisur më pas me një avion privat për në vilën e tij luksoze në plazhin Mangaratiba rreth 100 km nga Rio de Janeiro. Aty është bërë çdo gjë gati për të nisur fazën rehabilituese. Përveç veglave gjimnastikore, të fizioterapisë, është instaluar edhe një makinë që prodhon deri në 300 kg akull në ditë, të ngjashme me ato të përdorin klubet e mëdha të futbollit. Nejmar do të ndiqet nga fizioterapisti Rafael Martini, i cili ka punuar me të që kur filloi karrierën te Santosi. I gjithë Brazili po mban frymën, në pritje për të parë nëse ylli i tyre, do të jetë i aftë të shkojë në botërorin e Rusisë. Sipas mjekëve, nëse çdo gjë do të shkojë mirë, gjatë periudhës së rikuperimit, Nejmar mund të kthehet në fushë në maj. Operacioni i sulmuesit të PSG është kryer nga kirurgu brazilian Rodrigo Lasmar i shoqëruar nga Saillant, i cili më parë ka operuar në gju ish-yllin tjetër të Brazilit, Ronaldon. ndërhyrja zgjati rreth 1 orë e 15 minuta. “Koha e rimëkëmbjes do të varet nga evolucioni i lojtarit. Pas gjashtë javësh do të bëjmë një vlerësim të ri,” tha Lasmar pas operacionit.

Sicred