KRYEFAQJA » LAJME » Nejmar, gati për ndeshjen e parë në Botëror

Nejmar, gati për ndeshjen e parë në Botëror

Ylli i Brazilit, Nejmar, është gati për ndeshjen e parë në boërorin Rusi 2018. “Jam shumë mirë fizikisht, nuk kam paspak frikë të luaj e të godas topin”. Eshtë konsideruar një nga futbollistët më të fortë në planet dhe sigurisht është një nga futbollistët të cilin mezi presin ta shohin në këtë botëror. Neymar, e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për ta udhëhequr Brazilin në këtë boëror. Ylli brazilian, duke folur për Desimpedidos, para sfidës me Zvicrën ka shpjeguar: “Duke lënë mënjanë modestinë, sot e ndjej veten lojtarin më të mirë në botë. Meqenëse Mesi e kristiano Ronaldo janë të një planeti tjetër, atëherë më mbetet mua të jem numri 1 në tokë”. Brazili beson shumë në cilësitë e Nejmar, e ky I fundit konfirmon: “Jam mirë, në kushte mjaft të mira fizike. Në fillim kisha pak frikë të godisja topin por tani kjo gjë ka kaluar”. Do të jenë të shumë mbrojtësit që në këtë botëror do t’i rezervojnë Nejmar një sjellje të veçantë. “E di që do të më mbrojnë fort, e di edhe që do të marr goditje, por jam mjaft I pjekur tashmë, për ta përballuar pa reaguar negativisht” – ka thënë Nejmar.

Sicred