KRYEFAQJA » LAJME » Negociatat, Meta : Një vit kalon shpejt, i ftoj të gjithë për përqëndrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim!
Presidenti Meta kthen projektbuxhetin dhe rreshtohet krahas studentëve

Negociatat, Meta : Një vit kalon shpejt, i ftoj të gjithë për përqëndrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim!

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka vlerësuar se konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri. “Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE” është shprehur ai në një reagim për mediat publikur në faqen e web-it të presidencës. “Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit” këshillin zoti Meta.
“Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë” këshillon zoti Meta, por ai paralajmëron se “Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë”. “Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim” shprehet presidenti shqiptar Ilir Meta lidhur me konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sicred