KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensionet për Sirinë, Rusia parajmëron SHBA-të për luftë mes dy vendeve

Tensionet për Sirinë, Rusia parajmëron SHBA-të për luftë mes dy vendeve

Rusia ka paralajmëruar SHBA-të se ndërmarrja e sulmeve ajrore në kundërpërgjigje sulmit të dyshuar si kimik në Duma të Sirisë, mund të çojë në luftë mes dy vendeve. – Prioriteti kryesor tani është të shmanget rreziku i luftës, – u shpreh dje ambasadori i Moskës në OKB Vasili Nebenzia. Ai akuzoi Uashingtonin se po rrezikon paqen ndërkombëtare dhe theksoi se situata ishte shumë e rrezikshme. Fuqitë perëndimore mendohet se po përgatiten për sulme, por Rusia, aleat i regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad, e kundërshton një veprim të tillë. – Për fat të keq ne nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi, – u tha zoti Nebenzia gazetarëve pas një takimi të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork. Ai nënvizoi se rreziku i përshkallëzimit të tensioneve ishte rënduar. Kjo për shkak se rusia është prezente ushtarakisht në Siri. Autoritete të larta ruse, përfshi edhe kreun e ushtrisë se atij vendi, kanë paralajmëruar se raketat amerikane do të qëllohen ashtu si do të qëllohen edhe zonat nga këto raketa do të lëshohen nëse vihet në rrezik personeli Rus. Zoti Nebenzia gjithashtu bëri thirrje që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mblidhet edhe këtë të premte për të diskutuar mundësinë e veprimit ushtarak të perëndimit. Shtëpia e Bardhë është shprehur se po vlerëson mundësitë e kundërpërgjigjes si dhe po vijon bisedimet me aleatët e saj për mënyrën e kundërpërgjigjes. Ndërkohë, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka bërë të ditur se ekspertë të saj janë drejtuar për në Siri ku të shtunënn do të fillojnë hetimet për të verifikuar nëse janë përdorur apo jo armë kimike.

Sicred