KRYEFAQJA » LAJME » Në shtator nis aplikimi për regjistrimin e banesave të para viteve 90

Në shtator nis aplikimi për regjistrimin e banesave të para viteve 90

Të gjithë ata qytetar të cilët kanë në përdorim një banesë të ndërtuar para viteve 90, por ende nuk e kanë regjistruar si pronë të tyre do të mund të aplikojnë për çertifikatën e pronësisë nga muaji shtator. Gjithçka është vendosur me një vendim të qeverisë të nënshkruar para dy ditëve. Drejtori i Aluznit Artan Lame një në dalje publike për mediat nga qyteti i Korçës ka sqaruar se vendimi parashikon që kalimi i pronësisë së truallit apo ndërtesë të bëhet falas deri në 300 metra katrore, por gjithashtu tu jepet mundësia të interesuarve për të blerë sipërfaqe mbi këtë masë. “Zbatimi i këtij vendimi do të krijojë mundësinë e mijëra pronarëve që përmes regjistrimit të pronës së tyre, të mund ta bëjnë atë të qarkullueshme në treg, ta shesin apo ta japin me qera ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshme, apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrjes”.

Lame ka sqaruar se muajt e verës pranë secilës drejtori rajonale të Aluiznit do të ngrihen stafet rajonale që do të merren me mbarëvajtjen e këtij procesi. “Duke filluar nga shtatori të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrimin e banesave të tyre të ndërtuara përpara vitit 1991, do të mund të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar. Ndërkohë mund të fillojnë nga grumbullimi i dokumentacionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerjeje apo posedimi”.

Edhe pse në vitet 1995 dhe 2012 janë miratuar dy vendime të Këshillit të ministrave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të parë viteve 90, për arsye nga më të ndryshme në një pjesë të tyre ky proçes nuk është kryer. Nga vendimi i fundit të këshillit të ministrave parashikohen të trajtohem më shumë se 60 mijë ndërtime.