KRYEFAQJA » LAJME » Në prag të vizitës së eurodeputetëve, Basha këmbëngul për qeveri teknike
Në prag të vizitës së eurodeputetëve, Basha këmbëngul në qeveri teknike

Në prag të vizitës së eurodeputetëve, Basha këmbëngul për qeveri teknike

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha ka paralajmëruar se dialogu me kundërshtarët e tij politik për zgjidhjen e krizës do të synojë vetëm qeverinë teknike. “Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshtarët tanë politikë. Dialog që ka vetëm një temë; qeverinë teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha zoti Basha të hënën në mbrëmje para përkrahësve të tij. Ai paralajmëroi se nëse ky vullnet mungon nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.
Deklaratat e zoti Basha vijnë kur të martën në Tiranë mbërrijnë reporterin për Shqipërinë në PE Knut Flekenshtain dhe zv.kryetarin e komitetit të jashtëm të Parlamentit europian David McAllister. Dy eurodeputetët gjermanë do të me përfaqësues të shumicës qeverisëse dhe opozitës shqiptare. Fillimisht ata do takohen me kryeministrin Rama dhe kreun e parlamentit Meta, ndërsa më pas zoti  McAllister do takohet me zotin Basha. Ende nuk ka asnjë detaj rreth propozimeve që dy eurodeputetët do tu bëjnë krerëve të politikës.

Sicred