KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Në prag të ekspozites së rrallë të Artit italian të 900-es

Në prag të ekspozites së rrallë të Artit italian të 900-es

“1900 Kryeveprat e artit italian”, nga 16 janari deri më 2 prill 2017, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë pret ekspozitën e parë të këtij dimensioni në Shqipëri. Kjo ekspozitë, që do të mbajë më shumë se 100 vepra të shkëlqyera të Galerisë së Artit Modern të Romës, përfaqëson një kontribut thelbësor në historinë e artit italian të shekullit të XX.

Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla,Carlo Carrà ,Giorgio de Chirico,Filippo de Pisis,Giuseppe Capogrossi,Renato Guttuso e Adolfo De Carolis. Vetëm për të përmendur disa nga mbi 60 protagonistët e pranishëm në ekspozitë.

Nëpërmjetgjashtë seksioneve -Natyralizmi i Vonë dhe Simbolizmi,Secesioni Roman,Futurizmi dhe Aeropiktura,Tradita italiane dhe dialogu me antiken,Shkolla Romane,Figuracioni dhe Abstraksioni-ekspozita paraqitet si një unicum dialogu ndërmjet lëvizjeve të ndryshme artistike që zhvillohen gjatë Nëntëqindtës. Ekspozita e rrallë do të çelet nesër për publikun ndërsa me një ceremoni të veçantë do të hapet mbrëmjen e 15 janarit në ora 18.00 ku marrin pjesë autoritetet shqiptare dhe italiane si edhe shumë artistë të ftuar.

Mbështetur nga institucionet publike shqiptare, ekspozita u realizua falë një partneriteti italo-shqiptar me promovues Kryeministrinë, Ambasadën e Italisë në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Ministrinë Kulturës në Shqipëri, Bashkinë e Tiranës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe me promovues të palës italiane Bashkinë e Romës, Departamentin për Rritjen Kulturore – Arkeologjinë si dhe me kontributin themelor të Fondacionit Terzo Pilastro – Italia dhe Mesdheu. E gjitha nën kordinimin, prodhimin dhe organizimin e Arthemisia, shoqëri lider në nivel ndërkombëtar për artin dhe kulturën.

Sicred