KRYEFAQJA » LAJME » Në “Përballë”, ministri Bushati flet për bisedimet Shqipëri – Greqi

Në “Përballë”, ministri Bushati flet për bisedimet Shqipëri – Greqi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, se negociatat me Greqinë po çojnë drejt një pakti të ri mes dy vendeve, që sipas tij do të jetë i zbatueshëm edhe në praktikë. Zoti Bushati u shpreh se në 2009-ën Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur siç duhet për të hyrë në procesin e negocimit për një marrëveshje për përcaktimin e zonave detare me Greqinë. “Marrëveshja e re që mund të dalë si produkt i negocimeve me palën greke do të jetë më e mirë dhe më e ndershme, për shkak të aplikimit të disa parimeve, disa rrethanave të cilat në vitin 2009 janë injoruar” tha zoti Bushati.
Ministri i iashtëm shqiptar tha se në bisedime po adresohet edhe çështja çame, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të shprehura nga palët. “Egzistojnë të gjitha mundësitë që pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme që kanë palët, të gjenden formulime dhe rrugë të cilat përpiqen për të adresuar çështjen çame” tha zoti Bushati.
Sipas kreut të diplomacisë shqiptare takimi i pritshëm në muajin prill mes kryeministrave Rama e Cipras është tregues pozitiv sa i përket ecurisë së negociatave.
Ndërsa Shqipëria pret të marri në prill rekomandimin nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit, zoti Bushati thotë se nevojitet që të gjithë aktorët të tregojnë përgjegjshmëri ndaj një procesi që mund të zgjasi 1 dekade. “Që nga procesi që hapen negociatat mund të shkojnë 7-10 vjet dhe e gjithë kjo kohë nuk përkon në asnjë rrethanë me mandatin e një force politike. Prandaj sa më shpejtë të kuptojmë se me këtë proces nuk fitohet asnjë votë por thjeshtë dëtohet aspirata e vendit, aq më mirë do të jetë për të gjithë” tha ministri i jashtëm shqiptar.
Ministri Bushati tha se Shqipëria ka një vokacion euro-atlantik, por kjo nuk e pengon të ketë marrëdhenie normale ekonomike e kulturore me fuqi të tjera si Rusia dhe Kina.

Sicred